Deputeti i LVV: Edi Rama na vendos edhe vizat po të mos frikësohej se i rrezikohet pushteti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Gola ka thënë se ky vendim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk është për t’u çuditur. Sipas tij, i njëjti do të kishte vendosur edhe regjim të vizave për Kosovën, “po të mos kishte pasur frikë që mund t’i rrezikohet pushteti”.

“S’ka çka m’u çuditë. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pasur frikë që mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli të mbetur kombëtar, te pluhurosur trash nga të dyja anët e kufirit”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

I shkaktoi miliona euro dëm shtetit, largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar ditën e sotme nga detyra. …

Leave a Reply