“Grup i strukturuar kriminal”, SPAK urdhër-arresti për ish-shoferin e Ardi Veliut

SPAK ekzekuton 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal. Sipas burimeve, mes të arrestuarve ka dhe policë.

Po kështu mësohet se mes tyre është dhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste ka edhe punonjës policie. Akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, kondrabande të mallrave në kuadër të grupit kriminal. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

About Redaksia

Check Also

Skenari i zyrtarit të Ramës/ E vërteta e incidentit me Kryeministrin e Maqedonise se Veriut

Sali BERISHA Qeveritarët e këtij regjimi janë qeveritarë që vlerat morale i kanë zëvendësuar me …

Leave a Reply