KFOR paralajmëron Vuçiçin: Ç’tensiono situatën! Ne jemi të gatshëm për çdo skenar

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd, për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Pas Vuçiçit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të depërshkallëzojnë tensionet”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhet tutje.

About Redaksia

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …

Leave a Reply