Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë është agresion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve brenda territorit të kosovës nga forcat serbe.

Në një postim në Facebook, Kurti thotë se ka dyshime se policët janë rrëmbyer si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të rrëmbyer dhe u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve ta dënojnë aktin e agresionit të Serbisë.

Reagimi i plotë

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

About Redaksia

Check Also

Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet në Kosovë, por bie me 7% të votave

Deri më tani janë numëruar mbi 98% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën …

Leave a Reply