Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Rudi Hylviu është zgjedhur kreu i këshillit bashkiak të Kavajës.
Në procesin e votimit të zhvilluar sot, anëtarët e këshillit në radhët e opozitës kanë bashkuar votat për të zgjedhur Rudi Hylviu.
Hylviu ka marrë 16 vota, ndërkohë nga ana tjetër rivalja e tij ka marrë 15 vota.
31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.
Po sot është betuar dhe kryebashkiaku i ri Fisnik Qosja, i cili mundi në garën e 14 majit kandidatin e PS, Redjan Krali.