Presidentja e PE në mbështetje të Kosovës: Heqim vizat, nxisim integrimin

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka shprehur përmes një postimi në Twitter mbështetjen e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Teksa ka shpërndarë një foto në krah të presidents Vjosa Osmani, Metsola thekson se populli i Kosovës meriton përparim, prosperitet dhe mundësi.

Ajo nënvizon se Parlamenti Evropian ka ofruar heqjen e vizave për qytëtarët e Kosovës dhe do të vijojë më tej mbështetjen e rrugës së integrimit evropian të Kosovës.

“Populli i Kosovës meriton përparim, prosperitet dhe mundësi. Presidentja Vjosa Osmani, theksoi nevojën urgjente për de-eskalimin e situatës në very të Kosovës dhe bashkëpunimin mbi konfrontimin. Ne kemi ofruar udhëtime pa viza dhe jemi të gatshëm të mbështesim më tej rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Metsola në Twitter.

About Redaksia

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …

Leave a Reply