Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Berisha: Akt terrorist i Putinit të vogël

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës, nga forcat speciale serbe.

Berisha shkruan në Facebook, se ky është një akt terrorist i urdhëruar nga Aleksandër Vuçiç, ose ndryshe Putini i vogël.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish  Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.

About Redaksia

Check Also

“Euronews”: NATO i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë së Tiranës!

Nga Shona Murray, Euronews.com Pozicioni i Shqipërisë si organizatore e samitit të NATO-s të vitit të ardhshëm …

Leave a Reply