Tragjedi në Greqi! Mbytet peshkarexha me emigrantë, humbin jetën 32 persona

32 të vdekur deri tani është bilanci i tragjedisë së radhës në ujërat e detit Mesdhe. Protothema raporton se një peshkarexhë e nisur nga Libia u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pylos.

Ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet, një operacion i madh për gjetjen e rrënojave është duke u zhvilluar në zonë dhe deri tani numri i të shpëtuarëve ka arritur në 104.

Detaje tronditëse janë zbardhur pas tragjedisë, ku mësohet se disa orë para mbytjes së anijes, emigrantët e refuzuan ndihmën nga Roja Bregdetare dhe Frontex. Varka e Frontex iu ofroi ndihmë emigrantëve pasi anija ishte plot, siç u konstatua edhe nga një dron i anijes në vendngjarje. Emigrantët në bordin e varkës thuhet se refuzuan ndihmën e ofruar për ta dhe thanë se donin të vazhdonin udhëtimin për në Itali. Disa orë më vonë dhe në kushte të paqarta, anija u përmbys dhe u fundos pas mesnate.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare vlerësojnë se numri i incidenteve të tilla do të rritet, pasi shtohet numri i emigrantëve që, qoftë nga brigjet turke, qoftë nga Afrika e Veriut, udhëtojnë kryesisht drejt Italisë për t’u nisur më lehtë drejt Europës Qendrore dhe Veriore. Varkat janë të vjetra dhe shumë prej tyre nuk janë mirëmbajtur, ndërsa numri i pasagjerëve është shumë më i lartë se sa lejohet.

About Redaksia

Check Also

Policia sekuestron në veri të Kosovës armë të rënda, granata dhe simbole ruse e serbe

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar …

Leave a Reply