Berisha: Edi Rama ka interesa të tmerrshme personale, po i afrohet gjyqi, nuk fle më!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar fjalët e ministres Elisa Spiropalit, ku i ka kërkuar që ti japë fustanin Ramës pasi ajo flet në emër të tij.

Në fjalën e tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës është një akt i rëndë që përkeqëson situatën e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, por kjo vjen si pasojë se Rama është një argat i Vuçiçit.

“Edi Rama ka interesa të tmerrshme personale sepse po afrohet data e gjyqit dhe ai nuk fle më, Edi Rama nuk fle më”, u shpreh Berisha.

Berisha: I kërkova Spiropalit ti japë fustanin e vetë Edi Ramës. Sepse ngrihet si papagall në çdo rast, unë nuk e citoj fare atë flas për Ramën dhe ajo flet në emër të Ramës, atëherë jepja dhe fustanin Edi Ramës derisa ai është katandisur në këtë gjendje.

Pyetje: Cili do të jetë qëndrimi i PD-së sa i takon çështjes së Kosovës, a do të ketë diçka zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë?

Berisha: Ne i shprehëm qëndrimet tona dhe fjala ime aty ishte. Mendoj se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria mendoj se është absolutisht e gabuar, jo vetëm që shërben por ka efekt negativ dhe përkeqëson situatën e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, dialog ky shumë i domosdoshëm në këtë periudhë. Por Edi Rama ka interesa të tmerrshme personale sepse po afrohet data e gjyqit dhe ai nuk fle më, Edi Rama nuk fle më.

Pyetje: Nga burimet tuaja a jeni njohur me draft propozimin e Ramës?

Berisha: Jo jo edhe po ta publikojnë nuk e lexoj, është pa vlerë. Asnjë vlerë. Nuk mundet Shqipëria të hartojë, nuk ka akt më nonsens. Normalisht Shqipëria konsiderohet palë, por për Edi Ramën si argat i Vuçiçit, ai konsiderohet palë me Vuçiçin.

PyetjeJu mendoni se këtë draft e ka shkruar Edi Rama?

Berisha: Jo e ka marrë në sirtar te Vuçiçi, e kam thënë unë atë pjesë.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …

Leave a Reply