Fjala e kryetarit të PD, Berisha në Kuvend
Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment.
Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është.
Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave.
Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arse ye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të zy vendeve, them jo de juro.
Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit.