Gjykata njeh mandatin e Fredi Belerit në krye të Bashkisë Himarë, i hapet rruga ceremonisë së betimit

Gjykata e Vlorës ka njohur mandatin e Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës, të fituar nga zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 14 Maj. “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vorë, vendosi vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarkut Vlorë, Zoti Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore të zhvilluar më 14 Maj 2023”, thuhet në vendimin që mban firmën e gjyqtares Herila Cela.

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Beleri për mandatin e ri. Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor, dhe do të pritet si do të veprohet.

Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve. Ai është prangosur për shitblerje votash. Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa. Ndërkohë në datën 16 qershor, Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve. Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë, që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli.

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply