Në një komunikim për mediat, kandidati i opozitës për Kuçovën, Lefter Maliqi, akuzoi Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve se po vepron me urdhër politik.
Ai theksoi se në Bashkinë e Kuçovës ka ndodhur një krim elektoral dhe se KAS nuk ka vepruar, ndërsa denoncoi të gjitha parregullsitë. Sipas tij, oligarku Pëllumb Salillari udhëhoqi fushatën e blerjes dhe manipulimit të votave.
“Jam pranë KAS sot në ditën e katërt pas vendimit politik. Sot e kanë mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimin për Bashkinë e Kuçovës për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova.
KAS rrëzoi kërkesën për rinumërim të votave me një vendim politik. Rusmali i partisë mori provat për manipulimet në Kuçovë, dhe pasi i kërkoi me urgjencë, as nuk i pa fare.
E gjithë makineria qeveritare ishte e vendosur në Kuçovë, janë të paktën 700 raste të votimit në grup. Në disa qendra votimi, kamerat janë bërëme spraj për të mos monitoruar”, tha Maliqi.