Nga Oerd BYLYKBASHI
Falë reformës në “dredhësi”, Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë një çështje për antikushtetuetshmëri, që ka interes publik, me dyer të mbyllura e pa praninë e palëve. Padinë për Portin e Durrësit e rrëzuan me dyer të mbyllura.
Janë gjykuar me dyer të hapura çështje qindra herë më pak të rëndësishme. Ama grabitja e pasurisë publike më strategjike të shqiptarëve nuk meritoka debat dhe vëmendje publike! Madje u shpall nën zhurmën e skandalit Gjici.
Marrëveshjen Rama e negocioi me dyer të mbyllura, e miratoi me dyer të mbyllura në qeveri, e ratifikoi brenda një muaji duke shfrytëzuar mungesën e opozitës që kish djegur mandatet, dhe tani po me dyer të mbyllura gjykata ia rrëzoi padinë e opozitës.
Vjedhje me maska në errësirë.
Kontrata e Ramës me partnerin e tij arab që po hetohet për projekt të ngjashëm në Indi, shkel Kushtetutën dhe sërish do paditet!