Kurti: Nuk e kam vendosur a do të shkoj në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka vendosur ende nëse do të marr pjesë në takimin e krizës në Bruksel të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Joseph borrell. Kurti tha se data e takimit ishte ndryshuar disa herë dhe për këtë arsye ai do të bisedojë me ekipin e tij për të vendosur nëse do të udhëtojnë drejt Brukselit apo jo.

Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po kalon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data 22 sërish. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm.

Ndërkohë shefi i qeverisë së Kosovës deklaroi se ai ngelet i angazhuar në dialogun me Serbinë, por theksoi se Aleksandër Vuçiç nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Ohër.

Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe i drejtë , por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e pershkallezuar ndërsa BE-ja dhe SHBA-të përsërisin thirrjet për uljen e tensioneve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në 4 komunat me shumicë serbe.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply