Shqipëria merr fitoren e parë, mposht Moldavinë në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2:0.

Kombëtarja shqiptare e dominoi në tërësi pjesën e parë, me raste dhe posedim të topit, por nuk e gjeti dot rrugën për te goli, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

“Kuqezinjtë” vazhduan me shfaqje të mirë edhe në pjesën e dytë, ku i shënuan edhe golat e fitores.

Jasir Asani shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca në minutën e 52-të për epërsinë e parë. Për 28-vjeçarin ishte ky goli i tij i parë me fanellën kuq e zi.

Golin e parë zyrtar e gjeti edhe Nedim Bajrami, i cili shënoi në minutën e 76-të për të vulosur fitoren.

Shqipëria pas kësaj fitore ka tre pikë dhe renditet e treta në Grupin E. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dy ndeshje në grup deri tash.

Moldavia, që ka një ndeshje më shumë, është e katërta në grup me dy pikë. Shqipëria pas tre ditësh do të luajë në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply