Shqipëria merr fitoren e parë, mposht Moldavinë në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2:0.

Kombëtarja shqiptare e dominoi në tërësi pjesën e parë, me raste dhe posedim të topit, por nuk e gjeti dot rrugën për te goli, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

“Kuqezinjtë” vazhduan me shfaqje të mirë edhe në pjesën e dytë, ku i shënuan edhe golat e fitores.

Jasir Asani shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca në minutën e 52-të për epërsinë e parë. Për 28-vjeçarin ishte ky goli i tij i parë me fanellën kuq e zi.

Golin e parë zyrtar e gjeti edhe Nedim Bajrami, i cili shënoi në minutën e 76-të për të vulosur fitoren.

Shqipëria pas kësaj fitore ka tre pikë dhe renditet e treta në Grupin E. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dy ndeshje në grup deri tash.

Moldavia, që ka një ndeshje më shumë, është e katërta në grup me dy pikë. Shqipëria pas tre ditësh do të luajë në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

About Redaksia

Check Also

Atë që nuk ja ka bërë as Vuçiç deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ja bën Rama

Deklarata e VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare! Sot, në …

Leave a Reply