Zëri i Amerikës: SPAK do shoqërojë Safet Gjicin, gruaja në video realizoi filmimin

Një tjetër kryebashkiak socialist, përfshihet në një skandal me sfond seksual. Pas rastit të ish-drejtuesit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili 7 vjet më parë u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, të premten në rrjetet sociale qarkulloi videoja e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Ai mori një mandat të ri në zgjedhjet vendore të 14 majit, si përfqësues i Partisë socialiste. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

Reagimi i parë erdhi nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompetencë e së cilës janë dhe veprat penale të funksionarëve të lartë të shtetit. Kjo prokurori bëri të ditur se kishte nisur, me iniciativë të saj, një procedim penal ndaj Gjicit.

Kryebashkiaku i Kukësit, njoftoi më pas, përmes një postimi në Facebook, dorëheqjen si “një detyrim minimal” ndërsa kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Në postimin e tij, kryebashkiaku pranon se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke shtuar megjithatë se “nuk ka asnjë justifikim për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth”, shkroi ai. Ndonëse përballë një rasti flagrant, kryetari i Bashkisë u përpoq t’i japë edhe kësaj ngjarjeje, ngjyrime politike, duke fajësuar kundërshtarët e vet gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi, përmes ministres së Financave Delina Ibrahimaj, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.

Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit. Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv”./ VOA

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply