Bllako shpërthen ndaj SPAK dhe Ramës: Hakmarrje personale, goditje e orkestruar

Seanca e konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, u kthye në një debat procedural, ku ish-deputeti socialist Alqi Bllako hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një agjende të caktuar.

Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do t’i ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale, apo një hakmarrje personale.

Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standard i hapur ekstraligjor, duke çuar përpara një agjendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim.

Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror, e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston.

Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim.

Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg”, ka deklaruar Bllako.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …

Leave a Reply