Eksperti: Të gjithë po merren me Safetin, KESH po shet energji jashtë burse!

Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç ka deklaruar se sot KESH ka shitur të gjithë mbiprodhimin e energjisë elektrike.

Teksa i referohet bursës Shqiptare të energjisë elektrike, Duleviç thotë se çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Ndërkohë në bursën austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MwH.

Reagimi i plotë

Ndërkohë që të gjithë merren me Safetin, KESH nuk humbet kohë në shitjen e radhës!

Sot në datën 19 qershor KESH ka mbiprodhim energjie, konkretisht 1704 MWH, dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim, por a e dini sa?

Referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH.

Po t’i referohemi bursës austriake, çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86 euro/MWH.

E dini që KESH shet jashtë burse? Po, po, jashtë burse! Me çmim 69 euro/MWH sapo i ka shitur 1704 MWH.

-21.58 euro më pak se çmimi i bursës shqiptare ose;

–50.86 euro më pak sesa çmimi në bursën austriake!

Prisni se nuk kam mbaruar, për datat 20-23 qershor ka shitur dhe 24000 MWH me çmim 85.63€\MWH.

Bursë e dështuar, drejtues të korruptuar!

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply