Kërcënimi i Ramës për Kurtin: Jo më Republika e Kosovës, por Republika e KFOR-it

Rama vazhdoi të sulmojë sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke paralajmëruar se do ketë një republikë të re në Kosovë. Rama vazhdoi qëndrimet e tij si ndërkombëtar, por këtë herë i tha Kurtit se do humbasë territorin e Kosovës.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, shkruan Rama.

About Redaksia

Check Also

SPAK po heton Trumpin? Për çfarë e pyetën në SPAK Këlliçin?

Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, aktualisht drejtues politik i PD-së për këtë qark Belind …

Leave a Reply