Luksemburgu e ka 2124 euro minimumin jetik të garantuar, Shqipëria s’ka fare

Minimumi jetik tregon vlerën që i nevojitet një qytetari ose familjeje (në rastin kur të dhënat merren për familje) për të jetuar një jetë bazike. Vende të ndryshme kanë vlerë minimum jetik të ndryshëm.

Bashkimi Europian për të matur minimumin jetik përdor treguesin pragu i rrezikut të varfërisë. Pragu i rrezikut të varfërisë llogaritet në vlerën e 60 % të medianit të të ardhurave të ekuivalizuara të disponueshme të familjes.

Të dhënat e marra në këtë artikull janë nga Eurostat, që llogarit këtë vlerë për vendet e BE-së dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shteti në Shqipëri nuk i ka dhënë fuqi ligjore Minimumit Jetik. Nëse Minimumi Jetik do të pranohej me akt ligjor, vetë Shteti përmes skemave publike të mbrojtjes sociale do duhej të garantonte Pensionistët dhe përfituesit e Ndihmës Sociale dhe Ekonomike me të ardhur mujore jo më pak se Minimumi. Në fakt në Shqipëri janë rreth 85% e pensionistëve kryesisht në fshat që e kanë pensionin më të ulët se niveli Minimum Jetik i përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë. Po njësoj përfitues të ndihmës ekonomike (ku familja nuk përfiton në asnjë rast më shumë se 8000 lekë) janë të diskriminuar kundrejt nivelit të Minimumit të përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë.

Përsa i takon vendeve të BE-së, vendi me nivelin më të lartë të minimumit jetik për vitin 2021 është Luksemburgu, me një vlerë 2 124 euro/muaj për individ. Vendi i dytë me kufirin më të lartë të minimumit jetik të matur në formën më lart është Danimarka me vlerën 1 604 euro/muaj. Pasojnë Holanda, Irlanda, Austria e me rradhë.

Vendet me vlerën më të ulët të minimumit jetik brenda familjes Europiane janë Rumania (242 euro/muaj), Bullgaria (258 euro/muaj), Hungaria (331 euro/muaj).

Mesatarja e minimumit jetik për të gjitha vendet e BE-së të marra së bashku është 869 euro/muaj për vitin 2021.

About Redaksia

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …

Leave a Reply