Miti neutral

Në Austri sokëllijnë kritikët e politikës së jashtme të Vjenës. “Është momenti për t’u rreshtuar”. Asnjë model për Ukrainën: e shpjegon historia.

Midis efekteve kolaterale të luftës në Ukrainë është me siguri rilançimi i NATO, një rimendim i politikës së sigurisë ë Europë dhe një reflektim mbi kuptimin dhe aktualitetin e neutralitetit. Sot, në dritën e ngjarjeve, parimi i neutralitetit lëkundet dhe njëherazi hipotezohet si model për Ukrainën e pasluftës. Deri në agresionin rus të 24 shkurtit  diskutohej mbi shëndetin e NATO, nëse ishte një instrument i përshtatshëm në mijëvjeçarin e tretë apo vetëm një relike e shekullit të kaluar. Kurse tani dyshimi është ngritur nga lufta në Ukrainë është nëse relikja mos është vallë neutraliteti. Edhe në Austri, ashtu si në Finlandë dhe Suedi, që i kanë zgjidhur dyshimet duket kërkuar menjlherë aderimin në NATO, frikërat e shkaktuara nga agresioni rus kundër një shteti sovran në zemër të Europës, kanë shërbyer si shtytës për një debat të zjarrtë mbi neutralitetin dhe mbi shumë pikëpyetjet e lidhura me të. Siguria kombëtare është vërtet e garantuar? Forcat e armatosura janë në gjendje të sigurojnë mbrojtjen e kufijve? Neutraliteti është ende aktual 67 vite pas shpalljes së tij? Dhe akoma: nëse është e vërtetë që Austria ëshhtë e rrethuar nga shtete NATO – që kështu, në rast agresioni rus, do të mobilizoheshin në bazë të Nenit 5 të Aleancës duke mbrojtur veten dhe faktikisht edhe austriakët – nuk rrezikon gjithësesi Republikën Alpine, me pretekstin e neutralitetit, një dëm imazhi duke figuruar si përfituese e impenjimit të të tjerëve mbi bazën e motos “të armatosemi dhe nisuni”? Ai që ngre gjithë këto pyetje dhe ndezur një debat në Vjenë mbi doktrinën ushtarake ka qenë një grup 55 personalitetesh të shquara me një letër për presidentin, qeverinë, parlamentin dhe popullin austriak. Midis promotorëve ish presidenti i Gjykatës Supreme (OHG), Irmgard Griss. Midis firmatarëve intelektualë të njohur si ish ministri i Mbrojtjes Friedhelm Frischenschlager, drejtuesi i Agjencisë së Punës (AMS), Johannes Kopf, shkrimtari Robert Menasse dhe autorët Robert Misik e Julya Rabinowich. Kërkojnë “një diskutim serioz të gjerë mbi politikën e ardhshme të sigurisë e të mbrojtjes austriake dhe përkufizimin e një doktrine të re të sigurisë”. Opinionistë dhe politologë ushqejnë debatin në Austri dhe Gjermani, i bërë me aktualitet të madh pas kërkesës së aderimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Historia e neutralitetit austrial përkon me atë të Traktatit të Shtetit të 1955 dhe të sovranitetit të rifituar pas pushtimit të gjatë aleat të pasuar pas ’45. Është një kapitull më vete i ndarjes së kontinentit i vendosur me marrëveshjen e Jaltës. Me Traktatin e Shtetit, të firmosur nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Austrisë më 15 maj 1955 në Vjenë, Austria kthehej e lirë. Por në vulgatën kombëtare sovraniteti erdhi vetëm me nisjen e ushtarit të fundit sovjetik më 26 tetor 1955. Po atë ditë parlamenti miratoi ligjin kushtetues mbi neutralitetin. Arësye për të cilën 26 tetori dhe jo 15 maji është dita e festës kombëtare. Në ndryshim nga Gjermania – e ndarë në një zonë sovjetike brenda Traktatit të Varshavës, RDGJ, dhe një të ankoruar në perëndim në NATO, RFGJ, Reopublikën Federale – Austria nuk shpërbëhej, ama me koston e neutralitetit të dëshiruar nga Moska. Klauzola e “immerwährende Neutralität” (neutralitetit të përhershëm) nuk ndodhet në Traktatin e Shtetit, por në një memorandum të kthyer në ligj konstitcuional 67 vite më parë. Qysh atëhere neutraliteti ka qenë gjithmonë motiv krenarie dhe patriotizmi, por edhe shpesh i kritikuar si një alibi për të qëndruar larg konflikteve dhe ndërkohë për të përfituar nga mbështetja e Perëndimit dhe, po qe e nevojshme, të asaj ushtarake të NATO.

Rruga e neutralitetit, siç tregon Alexandra Föderl-Schmid në “Süddeutsche Zeitung”, është një kryevepër e diplomacisë vjeneze e zhvatur nga negociatorët sovjetikë – ministri i Jashtëm i së cilës nuk ishte ndonjë pëllumb, por një kockë e fortë si Molotov – me ndihmën e këngëve popullore të kënduara me alkool të bollshëm në një prej Heuriger të shumta, lokaleve tipike ku përzihet vera e re. Molotovit nuk i mjaftonte një Austri e paangazhuar, donte impenjimin që të mos hynte në asnjë aleancë ushtarake, në radhë të parë NATO e themeluar më 1949, dhe të mos priste baza ushtarake të huaja në territorin e saj. Prej 10 vitesh Austria ishte e pushtuar, 1/3 e territorit të saj ishte në dorën sovjetike dhe qeveria duhej të konsultohej për ligjet me Komisionin Aleat që kishte të drejtë vetoje. Ndërkohë në Bashkimin Sovjetik kishte ardhur Nikita Hrushovi. Më 11 prill 1955 një delegacion austriak shkoi në Moskë. Bënte pjesë nënsekretari i Jashtëm dhe kancelari i ardhshëm socialist (SPṎ) Bruno Kreisky dhe u arrit në Memorandumin e Moskës, lejekalimi për Traktatin e Shtetit dhe rivendosjen e sovranitetit. Më 15 maj firmosja e 5 ministrave të Jashtëm aleatë dhe atij austriak në Sallën e Mermertë të Pallatit Belvedere me turmën festuese poshtë dhe shprehjen e famshme, e mbetur e skalitur në kujtesën kolektive, të ministrit Leopold Figl nga ballkoni i kështjellës së princit Eugjen i Savojës: “Austria është e lirë”. Emri Traktat i Shtetit u propozua nga Vjena, që e refuzonte një traktat paqeje, duke dashur kështu të sinjalizonte se kishte qenë viktima e parë e nazizmit. Faktikisht, duke i lënë të gjithë të ngurosur, në vigjilje të firmosjes Figl kërcënoi të mos e firmoste në rast se nuk hiqej nga preambula referimi i një bashkëpërgjegjësie të Austrisë në luftë. Ua detyron shokëve të vdekur në kampet e përqëndrimit, tha. Vetë ai kishte qenë arrestuar në 1938 dhe mbajtur për mbi 5 vjet në kampet e përqëndrimit të Dachau e Flossenbürg. Me surprizën e përgjithshme, Molotovi pranoi dhe pjesa u hoq.

Lindi miti i “viktimës së parë” dhe u deshën 36 vite përpara se një kancelar austriak, Franz Vranitzky, në një diskutim historik në 1991 në parlament, të pranonte një bashkëpërgjegjësi austriake në krimet naziste. Sovjetikët do të kishin ankoronin neutralitetin me Traktatin e Shtetit, por austriakët, të mbështetur nga aleatët, këmbëngulën për një ligj kushtetues me qëllim që të dukej një akt sovran. Qe kështu që më 26 tetorin historik parlamenti miratoi ligjin mbi neutralitetin neni i parë i të cilit lexonte: “Me qëllim që të garantojë pavarësinë e tij jetëgjatë nga jashtë dhe pashkelshmërinë e territorit të saj, Austria shpall lirisht neutralitetin e saj të përhershëm”. “Do ta mbajë dhe do ta mbrojë me mjetet në dispozicionin e saj dhe me garancinë që nuk do të aderojë në asnjë aleancë ushtarake dhe nuk do të lejojë praninë e bazave ushtarake të huaja në territorin e saj”. Impenjime deri më tani të mbajtura. Tek formula e neutraliteti të përhershëm u arrit sepse Austria donte një garanci. Sipas historianit Oliver Rathkolb, në rast të një sulmi sovjetik, NATO nuk do të bënte skrupullin e neutralitetit austrial dhe minimumi do të pushtonte Tirolin për të hapur një shteg midis vendeve të NATO Italisë dhe Gjermanisë. Në 1955 socialistët qenë kundër neutralitetit nga “frika se mos gllabëroheshin prej rusëve”: përjashtim i vetëm Kreisky, që si kancelar (1970 – 1983) e transformoi neutralitetin në politikë të jashtme aktive me Austrinë ndërmjetësuese në Lindje të Mesme dhe në VeriJug. Vjena u bë teatër negociatash ndërkombëtare dhe seli e Kombeve të Bashkuara përkrah me New York, Gjenevën, Nairobin. Sipas Rathkolb, modeli austriak për Ukrainën është “utopik”. Një neutralitet ushtarak, thotë për “Süddeutsche Zeitung”, i pjesës më të madhe të Ukrainës dhe një status autonomie si në Tirolin e Jugut për territorin e pushtuar nga rusët do të sillte domosdoshmërisht që Rusia ta ndalonte luftën. Për Austrinë, ka thënë në mars kancelari Karl Nehammer, “neutraliteti dinamik dhe social” ka funksionuar, por Ukraina duhet ta vendosë vetë çfarë konsideron të drejtë për veten.

Tashmë prej kohësh në politikën e jashtme Austria është e heshtur. Akti i fundit i rëndësishëm i përket Vranitzky me aderimin në Bashkimin Europian më 1995. Edhe pse ushtarakisht neutrale, por politikisht e rreshtuar me Perëndimin: është midis vendeve themluese të OCSE më 1961, ndan politikën e jashtëm dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, aderon në sanksione dhe ka marrë pjesë në misione të shumta të helmetave blu të Kombeve të Bashkuara. Nga 1995 aderon edhe në programin e NATO Partnership for Peace dhe merr pjesë në kuadër të Bashkimit Europian në Battlegroups e impenjuara jo vetëm në ruajtjen, por edhe në rivendosjen e paqes. Deri më tani Ukrainës i ka furnizuar 10000 helmeta, 100000 litra karburant, 15 milion euro në ndihma humanitare dhe ka ngrirë 254 milion euro të oligarkëve rusë në 97 llogari bankare. Veç kësaj, Austria ka vendosur ta rrisë bilancin e mbrojtjes me 1% të PBB (4.3 miliard euro) kundrejt 0.74% të deritanishëm (2.7 miliard). Për politologun Heinz Gärtner ai austriak “nuk është një neutralitet parimor, por ushtarak”. Traktati i Shtetit përjashton thelbësisht 3 gjëra: përfshirjen ushtarake në konflikte në vende të tjera, stacionim jetëgjatë trupash të huaja në Austri dhe aderim në aleanca ushtarake. Braktisja e neutralitetit është një temë e përsëritur, por gjithmonë ka dështuar. “Asnjë parti e madhe nuk është në favor dhe as popullsia”: në përgjithësi sondazhet e tregojnë në 75% për ruajtjen e tij. Si fuqi perandorake, pas Luftës së Parë Botërore, Austria është ridimensionuar me Traktatin e Saint-Germain në kufijtë aktuale, por pa neutralitet. Ndërsa për Suedinë dhe Finlandën neutraliteti është vetëm një doktrinë e politikës së jashtme, për Austrinë dhe Zvicrën është e fiksuar në traktatet ndërkombëtare e firmosura nga shtete të tjera (Franca, Austria, Prusia për Zvicrën në Kongresin e Vjenës 1814 – 1815; Aleatët për Austrinë me Traktatin e Shtetit të 1955) të cilët duhet të konsultohen në rast modifikimi apo revokimi.

Debati mbi neutralitetin ka rianimuar stereotipe gjithmon latentë në Austri: austropacifizëm, oportunizëm, infantilizëm, neutralizëm, izolacionizëm. Me shenjë të kundërt argumentet e tjera: krenari e diversitetit; jemi të vegjël, por të dëgjuar dhe mund të japim një kontribut për paqen pikërisht pse jemi neutralë; neutraliteti na ka garantuar paqe dhe siguri për 67 vite. Drastik gjykimi mbi neutralitetin i dhënë nga filozofi i ndjerë Rudolf Burger: “Vetëmashtrim i ngritur në formë jete”, një politikë e pamëshirshme, e verbër përpara krimeve dhe barbarive. Në 2001 një tentativë për ta zhbërë neutralitetin dhe aderuar në NATO e bëri kancelari popullor (ÖVP) Wolfgang Schüssel, i bindur se “klishetë e vjetra të rëndomta të lipicanëve, topat e Mozartit dhe neutraliteti nuk i përshtaten më realitetit kompleks të shekullit të XX”. Ndoshta kishte të drejtë, por njëlloj nuk pati sukses. E ka riprovuar tani Andreas Khol, veteran i ÖVP, ish kryetar i Parlamentit, që në një artikull për “Kleine Zeitung” rilançon idenë e aderimit në NATO: “Një shtet pa aleanca është vetëm nëse sulmohet”. Një sulm i egër ndaj mentalitetit prapa mbrojtjes së neutralitetit e lëshon në “Zeit” opinionisti Robert Misik (firmatar i letrës): është bërë një “religjion civil”. Ideja e “dialogut në vend të dhunës” është simpatike dhe funksiononte në të kaluarën, tani fsheh një mentalitet provincial komoditeti që habit dhe të bën “barinj të aplikuar”: “Mbi çështjet e mëdha ideologjike austriakët janë si ata tifozët e futbollit barkmëdhenj që nga tribunat ulërijnë në fushë dhe besojnë se dijnë të luajnë më mirë”.

Interpretimi fleksibël i neutralitetit, që përfshin edhe sanksionet për Rusinë, nuk i pëlqen Moskës që ka reaguar ndaj kritikave të Nehammer, i quajtur kancelar i një “Austrie dukshëm neutrale”, dhe i akuzuar për “retorikë antiruse”. Ministria e Jashtme i është përgjigjur duke nënvizuar në një notë në rusisht dhe gjermanisht se “Austria është ushtarakisht nj shtet neutral, por nuk do të jetë kurrë politikisht kur është në lojë e drejta ndërkombëtare. Nuk jemi aspak neutralë përpara dhunës dhe nuk do të jemi kurrë të heshtur nëse sulmohet sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e një shteti”. Ndryshe nga Suedia dhe Finlanda, Vjena nuk e kërkon aderimin në NATO: “Austria ishte neutrale, Austria është neutrale, Austria do të mbetet neutrale”, ka prerë shkurt Nehammer. Ama diskutimi nuk ka mbaruar: firmatarët e apelit “për botën e lirë” kërkojnë një debat serioz. “Agresioni i Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm një krim dhe një tragjedi, por një këmbanë e fundit alarmi për botën e lirë të cilës i përket edhe Austria. Në rast se duam ta ruajmë modelin tonë të jetës sociale të pavarur, demokratike dhe respektuese të shtetit të së drejtës, duhet të nisim një diskutim të ndershëm mbi si dhe me çfarë kapacitetesh duam të mbrohemi”. “Neutraliteti ynë – i interpretuar gjithmonë në mënyrë shumë fleksibël – nuk e ka verifikuar përshtatshmërinë e tij sot, por është ngritur në rang miti”. Si anëtare e Bashkimit Europian, Austria i përmbahet tashmë solidarietit: “Në dritën e kërcënimit aktual, kërkohet një debat pa mbulesa syshë” mbi politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si edhe “një doktrinë e re ushtarake”. Më fjalë të tjera, sintetizon “Standard”: është e urueshme të merret në konsideratë një aderim në NATO.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një …

Leave a Reply