Banori në kamp: Po na vret Irani dhe policia e Ramës

Këto pretendime të rënda pritet të vërtetohen ose të mohoen në vijim nga policia.

Banori: Dy persona kanë humbur jeteën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite. Këto veprime vetëm po ndihmojnë diktatorin e Iranit. Ne jemi për demokraci, ne jemi kundër diktatorit. Dy persona që human jetën ndodhen brenda në spitalin tonë. Garda Revolucionare po vret muxhahedin në Teheran, policia shqiptare po vret muxhahedin këtu në vendin tonë. Se përse nuk e di. Tani po shkoj në spitalin e kësaj qendre për të parë gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhëri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Por konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga SPAK për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë e FRPD protestë para SPAK: Dumani të hapë gojën dhe veshët, të hetohet Edi Rama!

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) kanë organizuar një protestë para SPAK-ut, …

Leave a Reply