✅ Miqtë e mi, sot bëra betimin si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe u votova në drejtimin e grupit të anëtarëve demokratë të tij.
🙏 Anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak do jenë sytë, veshët dhe zëri i banorëve të Tiranës.
✅ Ne do ta ngremë zërin për taksat sa herë të ketë abuzime ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
✅ Ne do ta ngremë zërin për cilësinë e shërbimeve bashkiake sa herë ato të mungojnë apo të jenë të pamjaftueshme.
✅ Ne do ta ngremë zërin mbi ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe zinxhirit ushqimor sa herë ato të tejkalojnë normat Europiane.
✅ Ne do ta ngremë zërin kundër abuzimit ndaj pronës publike dhe asaj private që i konsiderojmë të shenjta.
✅ Por mbi të gjitha ne do të kërkojmë llogari për cdo qindarkë të shpenzuar nga paratë publike.
✅ Gjithashtu, ne do të përmirësojmë dhe mbështesim çdo nismë në favor të qytetarëve dhe do të kundërshtojmë me forcë çdo tentativë për dëmtim në kurriz të tyre.
🏡 Tirana është qyteti ynë.
🔴 Tirana nuk e meriton të jetë as pastruese e parave të krimit dhe as gropë e korrupsionit.
🏡 Tirana duhet të kthehet në një qytet të jetueshëm, dhe motorr i zhvillimit të shëndetshëm ekonomik dhe njerëzor të vendit.
🙏 I juaji, Dr. Ilir Alimehmeti