Iranianët nxjerrin foton e viktimës, trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf: E vrau policia

Iranianët në kampin e MEK në Manzë ka nxjerrë foton e viktimës. Trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf të bardhë. Ata thonë se e vrau policia, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes.

Prej mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë. Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

“Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari,” tha zëdhënësi i MEK.

Por policia shqiptare nuk e ka konfirmuar këtë fakt. Sipas tyre, ka pasur të lënduar nga përplasja mes tyre dhe banorëve. Ndërkohë, mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …

Leave a Reply