Rrëzimi i kërkesës për përsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan, Boçi: Nuk pritej gjë tjetër nga kjo degë e Organizatës

Nga Luçiano BOÇI

Kolegji zgjedhor na paska rrëzuar kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan?!!!

Nuk është se prisja ndonjë sundim arsyeje ligjore dhe respektim vote nga kjo dege e ORGANIZATËS, megjithëse faktet e provat për deformim të procesit zgjedhor janë ulëritse.

Thjesht e qartë po demaskojmë se çfarë sistemi drejtësie vote kemi, ku vota grabitet hapur e grabitja mbrohet nga segmentet e ORGANIZATËS.

Me zë e figurë do thoshte shefi i ORGANIZATËS për videot.

Por Vota dhe procesi zgjedhor në Shqipërie kanë kohë që e kanë kryer funeralin e tyre.

Edhe sot vërtetimi i vdekjes u firmos nga vetë Kolegji, siç ndodhi më parë me KAS-in.

Çuditërisht Kolegji i refuzoi si fakte videot e shumta të paraqitura, ku kishte ndërhyrje të operatorëve, votim shumëfish e votim familjar.

Po çfarë quan FAKT atëhere kja degë e Organizatës?!

Nuk quan videot e vetë KQZ të xhiruara ditën e votimit?!

Pra nuk quan fakt videot e veta!

Ehhh çfarë stadi inteligjence ka arritur Kolegji?!

Apo ndoshta të emocionuar nga video e Gjiciit, anëtarët e Kolegjit quajnë fakt vetëm videot e regjistruara me çanta apo me stilolapsa?!

Ose ose ndoshta, operatorët e operatoret duhet të nxirrnin ashiqare faktet, sic bëri Gjici, për t’i konsideruar prova?!

Bravo KOLEGJI!!!

Kam një sugjerim për ju!

Pavarësisht emocioneve që ju kanë kapluar, vullnetarisht, mqs i shërbeni organizatës me devocion, merrni përsipër të gjykoni dhe çështjen e tjera jo zgjedhore!

Merrini mos hezitoni!!!!

Jam i bindur se vetëm ju, me dijen tuaj të pamatë e dashurinë e pafundme për votën e për drejtësinë, do përmbushni reformën në drejtësi.

Rroftë videoja që nuk është fakt!

Poshtë Vota!

Në fund po ju qeras me një video tjetër.

Mos kini merak se për ju nuk ka fakte….

Megjithatë rradhën e ka SPAK!

About Redaksia

Check Also

Berisha dënon vrasjen e biznesmenit Reçi: Ky është një ekzekutim mafioz i një shteti mafioz!

Në fund të konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe vrasjen …

Leave a Reply