Nga Alba KEPI
Më 2022 Bashkia e Tiranës ka dhënë 1.8 milionë metra katrorë sipërfaqe tokë leje ndërtimi dhe nga këto 800 mijë metra katrorë vetëm në tre mujorin e parë.
Ky është rekordi absolut i regjistruar prej vitit 2005 kur Istat ka nisur një monitorim të tillë.
Sipas planit të Bashkisë së Tiranës më 2023 lejet e dhëna të ndërtimit do të rriten me 16- 17% më shumë se 2022.
Tirana ka dhënê 68% të lejeve të ndërtimit në nivel kombëtar.
Paratë informale qê vijnë nga krimi, evazioni, korrupsioni e paratë e padeklaruara sipas raporteve periodike ndëkombëtare lanë të preferuar sektorin e ndërtimit.
Në Tiranë vlerësohet nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro (Vlera e lejeve tè ndèrtimit miratuar për ndërtesa
dhe punime inxhinierike).
Gati 380 mld lekë kanë qarkulluar vetèm gjatë tetorit 2022 jashtë sistemit bankar. Niveli me i lartë i parasë informale që nga 2013-ta kur Banka e Shqipërisè ka nisur të masê këtë fenomen.
A do mundet PD të bëhet një strukturë e vetme opozitare nê shërbim të qytetarëve për të ndalur kêtë degjenerim e abuzim që pushteti e krimi po bëjnë me pasuritê kombëtare!?