Bashkia e Tiranës më 2022 ka dhënë 1.8 milion metra katror leje ndërtimi, në 2023 do të rriten 16-17%

Nga Alba KEPI

Më 2022 Bashkia e Tiranës ka dhënë 1.8 milionë metra katrorë sipërfaqe tokë leje ndërtimi dhe nga këto 800 mijë metra katrorë vetëm në tre mujorin e parë.

Ky është rekordi absolut i regjistruar prej vitit 2005 kur Istat ka nisur një monitorim të tillë.

Sipas planit të Bashkisë së Tiranës më 2023 lejet e dhëna të ndërtimit do të rriten me 16- 17% më shumë se 2022.

Tirana ka dhënê 68% të lejeve të ndërtimit në nivel kombëtar.

Paratë informale qê vijnë nga krimi, evazioni, korrupsioni e paratë e padeklaruara sipas raporteve periodike ndëkombëtare lanë të preferuar sektorin e ndërtimit.

Në Tiranë vlerësohet nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro (Vlera e lejeve tè ndèrtimit miratuar për ndërtesa

dhe punime inxhinierike).

Gati 380 mld lekë kanë qarkulluar vetèm gjatë tetorit 2022 jashtë sistemit bankar. Niveli me i lartë i parasë informale që nga 2013-ta kur Banka e Shqipërisè ka nisur të masê këtë fenomen.

A do mundet PD të bëhet një strukturë e vetme opozitare nê shërbim të qytetarëve për të ndalur kêtë degjenerim e abuzim që pushteti e krimi po bëjnë me pasuritê kombëtare!?

About Redaksia

Check Also

Komisioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me opinionin e …

Leave a Reply