Rama nuk lejon të thirret në komisionin e mediave për të diskutuar për ligjin “Gjinushi”, anëtarin e Akademisë së Shkencave Prog. Artan Fuga! Turp!
Këtu më poshtë keni reagimin e Prof. Fugës për mediat. #sb
——————————-
Njoftim per median
Sot ndodhi nje skandal ne mbledhjen e komisionit per median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kerkoi me ngulm qe une, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesemarres ne degjese dhe mos degjohem ne fjalen time ne komision, kur ai te paraqesi projektligjin e tij per ndryshime ne ligjin e Akademise se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj. Kaq shqetesim ka nga fjala e lire e nje akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare te nje individi qe ne te drejte te tij interesohet per shkencen, arsimin, kulturen ne vend? Kaq i dobet eshte ai projektligj sa ka deshire te shuaje cdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padegjuar ne historine shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kerkon zoteria i nderuar, deputeti Petro Koci?
Kam evituar te flas, por per kete teme i lutem mediave audiovizive te me japin mundesi te shprehem!