Senatori amerikan: Shqipëria po qetëson regjimin iranian duke goditur disidentët

Senatori amerikan, Ted Cruz reagoi pasi Shqipëria kreu një operacion të dhunshëm në ambientet e kampit të muxhahedinëve iranianë.

Ky operacion erdhi pikërisht në ditën kur edhe Franca ndaloi një tubim të këtij grupimi. Sipas Ted Cruz, Franca dhe Shqipëria po qetësojnë regjimin iranian duke goditur disidentët e regjimit.

“Jam thellësisht i shqetësuar se në të gjithë Europën- dhe veçanërisht tani, Franca dhe Shqipëria- aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian duke goditur disidentët kundër regjimit.

Sipas raportimeve, administrata e Biden po i mbështet këto politika pro-regjimit, ndërkohë që mbështet drejtpërdrejt regjimin duke i dërguar Ajatollahut qindra miliarda dollarë dhe duke duke nxitur lirimin e terroristëve.

Goditjet dhe zbutja do të inkurajojnë dhe do t’i mundësojnë regjimit iranian të kryejë më shumë terrorizëm global. Ata përbëjnë kërcënim direkt për sigurinë e amerikanëve”, shkruan Cruz.

About Redaksia

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit të kompanive të sigurimeve në qendër të Nju Jorkut

Një burrë është arrestuar për vrasjen e një shefi të kompanisë së sigurimeve të SHBA-së …

Leave a Reply