Ahmetaj paraqitet në SPAK 

Ish-ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka mbërritur sot në SPAK, por ende nuk ka detaje në lidhje me çfarë do të pyetet.

Emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime për tre vepra penale si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha.

Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm/ Ramën nuk e pret asnjë zyrtar turk në Ankara

Ndryshe nga titullarët e tjerë të qeverive qe janë pritur në aeroportin e Ankarasë nga …

Leave a Reply