Berisha: Sot ndjehem muxhahedin, të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi sërish sot për sulmin policer ndaj muxhahedinëve në Manzë. Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të mbahet një minut heshtje për martirin e lirisë që u vra nga policia.
“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë.
U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë.
Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie.
Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend.
Ajo ishte e shkruar në Teheran.
Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë.
Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.
Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi.
Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm.
Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …

Leave a Reply