Berisha: Yuri Kim t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve para largimit

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se ‘në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove’.

Berisha: Zonja e zotërinj deputetë, zonja kryetare e seancës dhe parlamentit.

Të dashur qytetarë, e qytetare.

Sot për krahun këtej, kam një lajm të hidhur, do mërziten shumë sepse sot për herë të dytë në historinë e SHBA-së në një akt shumë të rrallë dhe historik, kryeministri i Indisë Modi, një burrë shteti i sanksionuar pak vite më parë, i drejtohet Kongresit të SHBA-së, me një fjalë të veçantë.

Këtë shans e ka pasur tre herë me radhë, gjeniu i politikës botërore, Uinston Çërçill, për së dyti kanë qenë të rrallë, të jashtëzakonshëm.

Nuk e solla këtu këtë, për të bërë ndonjë paralelizëm mes Modit dhe Sali Berishës, ndonëse e vërteta është si diamanti, i madh ose i vogël, shkëlqen pandalshëm dhe e vërteta triumfon në çdo lloj rrethane.

Po e solla për diçka tjetër. E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria.

Në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove.

Nga ana tjetër me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Edi Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS-së, kjo nga unë.

Së treti mendoj se këto pak ditë apo orë që kanë mbetur, kërkoju ndjesë shqiptarëve për McGonigal, jo vetëm për sintoninë e veprimeve tuaja kundër opozitës shqiptare, por se në njërin nga skandalet më të mëdha të kohërave, nuk shqiptove, nuk u the atyre, një fjalë të vetme për këtë skandal duke i shumëzuar kështu në mënyrën më të pamerituar me zero, si shoqëri dhe si komb.

Së fundi, si një admirues, i palëkundur i vendit të madh të lirisë, SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se, ju të vetmin ‘sukses’ që merrni me vete është dëmtimi thelbësor me qëndrimet tuaja të reputacionit të shkëlqyer që kanë pasur dhe përsëri do të ketë, kombi dhe vendi i madh i lirisë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: PD tregoi se është në krah të protestuesve, nuk na ndalin reprezaljet e policisë!

Avokatja Adriana Kalaja, njoftoi lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar nga Piolicia e Tiranës, …

Leave a Reply