Shehu: Vuçiç përcakton edhe programin në Kuvend!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në kulmin e debateve në Kuvend, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb.

Gjatë fjalës së tij, ai pyeti se pse kjo rezolutë nuk futet në rend të ditës, duke shtuar se Vuçiç përcakton edhe programet e Kuvendit.

“I rekomandoj qeverisë që të asistojë qeverinë e Kosovës për të ngritur çështjen e gjenocidit serb. Shpjegimi i vetëm që ngel nga kjo çështje, është këmbëngulja e Vuçiçit. Siç duket Vuçiç përcakton edhe programin e Kuvendit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Ligji për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Berisha: Rama bën ligje për të mbrojtur veten dhe ‘derrat’ e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas votimit të ligjit …

Leave a Reply