Skandali seksual i Gjicit/ I dërguar i PS në Kukës, Majko qep gojën…

Socialistët vazhdojnë heshtjen për skandalin e Safet Gjicit. Edhe vetë Pandeli Majko, që ishte i dërguar i PS në Kukës dhe bëri fushatë në krah të Gjicit, nuk foli përpara gazetarëve.

Pas ironisë në rrjetet sociale, se Majkos mund t’i ketë ardhur goja kësaj here, deputeti socialist vazhdoi të jetë ‘i operuar në gojë’. Ai iu shmang medieve përpara parlamentit.

Majko pati lëshuar një lumë lëvdatash ndaj Gjicit në fushatë, ndërsa nuk tha asgjë për faktin se pati blerje masive votash në këtë zonë.

Majko u bë subjekt memesh para disa kohësh kur deklaroi se nuk reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar pasi ishte bërë operacion në gojë.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply