Skandali seksual i Gjicit/ I dërguar i PS në Kukës, Majko qep gojën…

Socialistët vazhdojnë heshtjen për skandalin e Safet Gjicit. Edhe vetë Pandeli Majko, që ishte i dërguar i PS në Kukës dhe bëri fushatë në krah të Gjicit, nuk foli përpara gazetarëve.

Pas ironisë në rrjetet sociale, se Majkos mund t’i ketë ardhur goja kësaj here, deputeti socialist vazhdoi të jetë ‘i operuar në gojë’. Ai iu shmang medieve përpara parlamentit.

Majko pati lëshuar një lumë lëvdatash ndaj Gjicit në fushatë, ndërsa nuk tha asgjë për faktin se pati blerje masive votash në këtë zonë.

Majko u bë subjekt memesh para disa kohësh kur deklaroi se nuk reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar pasi ishte bërë operacion në gojë.

About Redaksia

Check Also

Deklarata zyrtra e SHBA/ Hysa drejton skemën transnacionale të pastrimit të parave për Sinaloan

Më 13 nëntor 2025, Thesari amerikan vendosi sanksione të plota ndaj Hysës dhe 27 personave e kompanive …

Leave a Reply