Berisha: Rama u bie brirëve të luftës për të shpëtuar nga afera McGonigal

Nga Sali BERISHA

Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar se njëlloj si padroni i tij, Vuçiç ai de fakto nuk njeh Republikën e Pavarur të Kosovës. Ai del çdo ditë me deklarata që ndjell luftë dhe sulmon, Albin Kurtin.

Një ditë paralajmëron kthimin e Kosovës në kohën e bronzit, ditën tjetër Republikën e KFOR-it, ndërsa sot flet për Donbasin a Ballkanit. Të gjitha këto qëndrime dhe fantazi me luftë, kohë bronzi dhe Donbasi kanë në bazë proceset e pakotrolluara të përroit të tij psikik të lidhura direkt me urdhrat që merr nga padroni i tij, Vuçiç marrëveshja e tyre për ndarjen e Kosovës. Por ato padyshim janë të lidhura edhe me tmerrin pa fund, që përjeton nga hetimi i hapur penal ndaj tij në Uashington, për çështjen e tmerrshme McGonigal.

Duke dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të argatit të Vuçiçit, në punët e brendshme të Kosovës, injorimin me këto qëndrime anti-shqiptare të Pavarësisë së Kosovës dhe duke dënuar me ashpërsi klithmat e tij histerike, për kohë bronzi, lufte, konflikte Donbasi etj… i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këto qëndrime të Edi Ramës me të cilat vetëm sa kontribuon në përkeqësimin e situatës dhe fsheh situatën e tij të rrënuar personale.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj të japë llogari për orgjitë që ka bërë në institucionin që drejton!

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të japë llogari për …

Leave a Reply