Liqeni i Shkodrës numërohen 670 dallëndyshe deti faqebardha

Është zhvilluar Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida), në brigjet e liqenit të Shkodrës, konkretisht në vendet e quajtura Shegan, Flakë, Kamicë, Bregu i Rërës.

Censusi zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të individëve të regjistruar. Për këtë vit janë numëruar 670 individë, e përkthyer në 335 çifte, të cilat janë në prag folenizimi.

Vlen për t’u theksuar fakti se liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon.

Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 metër.

About Redaksia

Check Also

Sula: Raportet ndërkombëtare ngrenë alarmin për arsimin në Shqipëri! Kërkohet rritje urgjente e buxhetit dhe reforma të thella

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA 2025-a nis me …

Leave a Reply