Protesta/ Studentët e Mjekësisë: Nuk pranojmë punësimin me detyrim në Shqipëri

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dytë sot pasi kundërshtojnë propozimin për të punuar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, me kushtëzimin se nuk do të diplomohen dhe më pas do të mund t’ju lejohet largimi nga vendi për të punuar në vende të tjera. Studentët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet, pavarësisht këmbënguljes së tyre për të marrë një përgjigje. Ata thanë se do të vazhdojnë protestat.

Studentët e mjekësisë i kanë nisur një shkresë zyrtare rektorit të universitetit të mjekësisë, Arben Gjata ku i kanë kërkuar që të ndërpresin draftin e menjëhershëm që ata po hartojnë pasi bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Po ashtu në kërkesën e tyre ata shprehen se paguajmë tarifën më të lartë në të gjithë universitetet dhe kushtet e studimeve duhet të përmirësohen.

Studentët do të dalin sërish në protestë paraditen e sotme. Me anë të postimeve në rrjetet sociale ata u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre që të protestojnë për të kundërshtuar draftin e qeverisë Rama që tu bllokojë diplomat për 3 vite, në mënyrë që të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri.

Kujtojmë se në posterin e publikuar në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 10:00 para rektoratit të UMT-së dhe më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sipas tyre ky draft i qeverisë për t’i penguar ata të punojnë jashtë vendit është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të bëj këtë duhet që të përmirësojë kushtet që ata të qëndrojnë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply