Fox News: Prokurorët e blerë dhe paguar nga Soros fitojnë edhe në Virxhinia

Opozita shqiptare ka deklaruar vazhdimisht se reforma në drejtësi në vend është një nismë e miliarderit Soros, që ka për qëllim ta vendosë gjyqësorin në duart e qeverisë.

Por Soros po ia del të kontrollojë drejtësinë edhe në vendin më të fuqishëm në planet, në SHBA.

Rrjeti amerikan, Fox News raporton se të tjerë prokurorë në SHBA janë zgjedhur falë parave të hedhura nga miliarderi majtist.

Sipas këtij rrjeti, tre prokurorë të majtë në shtetin e Virxhinias kanë fituar garat e tyre falë mbështetjes financiare nga donatori i të majtëve, George Soros.

Fox News raporton se Soros ka hedhur të paktën 350 mijë dollarë në primaret e organizuara për zgjedhjen e prokurorëve në Virxhinia. Si zakonisht, Soros përdor komitetet politike për të dhuruar donacionet për këto gara.

Prokurorët e zgjedhur nga Soros janë kritikuar masivisht se janë treguar të butë ndaj krimit.

“Fitoret e tre prokurorëve të blerë dhe paguar nga Soros në Virxhinian veriore nuk janë befasuese, duke marrë parasysh sasinë e shpenzimeve direkte dhe indirekte të komiteteve të Soros në këto tre gara,” tha Cully Stimson, bashkëpunëtor i lartë në fondacionin ‘Heritage’.

“Pavarësisht se krimi po rritet në qarqet e tyre për shkak të politikave të tyre pro-kriminale, pjesëmarrja e ulët në votime, paratë e Sorosit dhe kundërshtarët e dobët kanë bërë ndryshimin”.

“Humbësit e vërtetë në këto tre qarqe janë banorët, të cilët tani do të vazhdojnë të vuajnë. Por viktimë është edhe policia, e cila tani është e demoralizuar akoma më shumë sepse nuk ka një partner në zyrat e prokurorisë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Rubio: Trump propozoi vetëm zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësisht, përderisa …

Leave a Reply