Studentët e mjekësisë vijuan edhe sot protestat kundër kontratave të detyrueshme. Por universiteti mbylli dyert për të penguar protestën.
Më pas, mediat nuk u lejuan që të futen në ambientet e universitetit për të pasqyruar protestën.
Studentët kundërshtojnë propozimin e ministrisë për një kontratë punë trevjeçare në Shqipëri, ose të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.
Sipas tyre, ata janë të bashkuar në protestë dhe nuk ka tentativa për t’i përçarë. Studentët deklaruan se kanë biseduar me ministrinë, por nuk kanë arritur në asnjë konkluzion, ndaj janë në nivelet e protestave.
“Nuk ka konsultime, nuk ka pasur tentativa për diskutime. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave pa përgjigje. U dërguan emaili tek të gjithë studentët dhe sipas dëshirës janë mbledhur për ta diskutuar”, tha një student.
Studentët e mjekësisë u shprehën të vendosur se do të protestojnë derisa ky vendim të anulohet.