Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit dhe një nga biznesmenët e njohur të vendit, mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama, është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv, për një tender për sterizimin e qenve që i ishte premtuar një gruaje me të cilën ai u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki.
Opinioni u përgatit për një arrestim që të kishte lidhje em shpërdorim detyre pas pamjeve skandaloze që rrodhën nga një kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e tij, por realisht, videoja ishte edhe më e gjatë dhe në skena të tjera vërehej se në të ishte folur e vendosur për nj tender për sterilizimin e kafshëve të rrugës.
Një video skandaloze u publikua në rrjete sociale dhe media, ku kryebashkiaku Safet Gjici kryente akte seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.
Videoja mban tedatën 6 qershor 2023 dhe është regjistruar vetëm pak ditë pasi Safet Gjici ka marrë mandatin e dytë.
Krahasuar edhe me daljet publike të mëparshme të kryebashkiakt Gjici, konfirmohet se videoja është regjistruar në zyrën e tij dhe në orar zyrtar pune, duke përdhosur në këtë mënyrë institucionet shtetërore.
Menjëherë pas publikimit të videos në rrjete erdhi edhe reagimi i SPAK, që nisi hetimet për rastin, duke vënë në akuzë kryebashkiakun Gjici.
Burime jozyrtare nga SPAK konfirmuan nisjen e veprimeve hetimore lidhur me një videoregjistrim ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici shiheh duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.