Trupat e Wagner i afrohen Moskës, marrin edhe qytetin e dytë

BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin.

Guvernatori i rajonit Voronezh Aleksandër Gusev ka paralajmëruar se ka shumë raportime false që po qarkullojnë rreth një lëvizjeje të armatosur në rajon.

Ai gjithashtu thotë se forcat e armatosura ruse po kryejnë tani “masa operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezhit si pjesë e aksionit të shpallur më herët kundër terrorizmit.

Sipas BBC një zjarr i madh ka shpërthyer në një depozitë nafte në Voronezh. Sipas Gusev, 100 zjarrfikës po punojnë për ta fikur zjarrin. Ende nuk është e qartë nëse zjarri ka lidhje me përparimin e forcave Wagner në Rusi.

About Redaksia

Check Also

Vrasjet për të cilat akuzohet Vuçiç nga zyrtari serb i policisë

Sipas raportimeve serbe kallëzimet e oficerit të policisë Zdravko Rajeviç kundër Aleksandër Vuçiçit lidhen me …

Leave a Reply