Bardhi: Për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka theksuar edhe njëherë tjetër se ‘për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik.’

I ftuar në News24, Bardhi tha se procesi i njëanshëm i nisur nga mbështetësit e Lulzim Bashës, do ta fuste Partinë Demokratike në një ngërç legjitimiteti.

Nuk ka mbaruar gara dhe nuk dua të paragjykoj. Për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik. Unë mendoj dhe vlerësoj se çdo faktor dhe autorë brenda PD-së duhet të mendojë për më të mirën e partisë dhe shuarjen e konfliktit. Nëse nuk e bëjmë do dobësohet PD dhe blloku opozitar.

Shqetësimi është që procesi i zgjedhjes së lidershipit të mos e fusë PD-në në një ngërç të ri. Druaj dhe kam frikë se do e fusë PD-në në një ngërç legjitimiteti që do vejë në pikëpyetje çuarjen para të parties.

Që në momentin që thoni se rezultati është i njohur, nuk është proces i drejtë transparentë por farsë.

Gjykoja që pas 9 shtatorit duhet të ofronim një model të ri të organizmit dhe proceseve brenda PD-së.”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të bashkohemi me të gjitha forcat politike që ndjehen opozitare për të shpëtuar vendin e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje forcave politike opozitare që të bashkohen …

Leave a Reply