Ashtu siç e shembi me pabesi, ashtu nisi punën për ta çuar deri në fund krimin e tij

Nga Alba KEPI

Ashtu siç e shembi me pabesi e agtesivitet kriimineli, ashtu dhe nisi punën për ta cuar deri në fund krimin e tij sic ka bêre me gjithë Tiranën, trashëgiminë, historinë e identitetin e këtoj qyteti.
Një nga aksionet e para pak orë pasi festoi mes pêrfaqësuesve të fesë, diplomatë e lëpirëxhinj të tij, Kryetari i Bashkisë bëri atë që njeh më mirë; pêrdorimin e ruspës, pêr shkatërrimin e cdo gjurme arti, kulture, historie të këtij kryeqyteti shekullorë e vend banimi i 1 milionë shqiptarëve.

Sheshi i teatrit blon nga zhurma e ruspave pak metra larg selive institucionale, diplomatike, institutit të kulturës italiane e banorëve, që hallet i kanë bërë të ecin me kokë ul e të flasin me vete.
Pak metra me poshtë mu në zemër të qytetit Sahati rënkon nga kullat e miqve të KM, me themele që vec zemërgjerësia e tokës e mban në këmbë.

Arroganca, autokracia e pabesia është diabolike si ajo e pak orëve më parë kur as betimin nuk bëri sic e kërkon ligji.
Këshilltarëve opozitarë nuk iu la asnjë mundësi mes 20 këshilltarëve të qarkut, e as iu pranuan denoncimet e tyre proceduriale.

Qytetin tim po e zhduk perdorimi, nga ai me mediokri per nje like e deri tek aktet shkaterruese miliardere!

Kam nje pyetje qe nuk po i gjej pergjigje. Teatri u be kauza e per muaj me radhe u mbrojt nga artistet, por me shume nga qytetarët.
Teatri u shemb por kauza mbeti.

Pak metra larg teatrit po konsumohet e njejta tragjedi urbane, arkitektonike, shpirterore, e me e eger se ajo e Teatrit. Po i vihet kamza historise se nje qyteti e gurethemeleve te ekzistences se tij qe prej 1614. Teatri u ruajt dite e nate nga qytetare e artiste.

Ne llamarinat qe kane rrethu qendren e Tiranes, sot ata artiste e qytetare kalojne cdo ore ashtu me nostalgjine e kauzes se djeshme e harresen e kauzes se sotme… E kote te besh pyetje…
Tema e dites; Ne rrenojat e koshiences!

Më thuaj cfarë ka të bukur qyteti yt e pse duhet ta vizitoj?
Tirana, (la mia città) e pyetje qe nuk dija si t’i përgjigjesha!

Në dekadën e parë post ’90 vizitorë e turistë ishin kurioz të shihnin lagjen ku jetoj për mbi 40 vite buroja e diktaturës, vilat moderne grabitur e vjedhur me gjithë oriendi, objekte e veshje pronarëve, banorë të qytetit.

Sot askush nuk ka më kuriozitet për to. Disa prej vilave janë ende nën shtetëzim e përdoren për evente qeveritare e menaxhohen nga njerëz besnikë të familjeve të ish nomeklaturës diktatoriale.

Po post ’90 kurioziteti i vizitorëve ishte të njihte se ky popull kishte jetuar 45 vite lidhur me tela me gjëmba e se si fshehurazi kalonin kufijtë e shpesh mbeteshin viktimë. Sot vazhdojnë të kalojnë fshehurazi kufijtë, nga mali, deti, kanalet ujore e tokësore vec për t’u larguar.

Po post ’90 turistët befasoheshin nga numri i madh i kioskave, lokaleve noturne, moderne shumë ngjyrëshe hallakatur në cdo cep të qyteti e me miëjra të rinj plot jetë e zhurmë.

Sot kioskat janë shembur e në vend të tyre janë ngritur pallate betoni 20, 30. 40 katëshe e baret kioska janë zëvendësuar me restorante e lokale luksi në katet e larta të tyre. Të rinj ka pak e ata që janë mjaftohen me një kafe të gjatë o me byrek të blerë tek dyqani i lagjes.

Deri në fillim shekullin e ri, qyteti im joshte për historinë e tij të panjohur, arkitekturën e vecantë projektuar nga arkitektët më të mirë italianë, ku rrugët arterie të qytetit lidheshin në një pikë të vetme Sahati e projeksioni viziv i bashkonte në mënyrë simetrike të gjitha me kulmimin tek korpusi qëndror universitar.

Sot rrugët janë ngushtuar e shtrëmbëruar. Sahati nuk shihet më e arkitektura italiane i ngjan një xhungle shkurrash e gurësh si të hedhura nga një fortunë qiellore për të zhdukur cdo rregull civil, gjurmë, kujtesë e ekzistencë njerëzore.

U kujtova t’u flas për historinë, Tirana ky qytet dokumentuar qysh më 1418 në arkivat veneciane, do të kishte një motiv të fortë për ta vizituar me pikat historike turistike, muzetë, arkivat publike, dëshmitë arkeologjike të vlerësuar për këtë qëllim. Por sot qyteti im ka konservuar e muzeuar vetëm kujtesën e objekteve të turpit komunist.

Mendova se ushqimi, gatimi, tradita kulinare, prodhimet ekselente Made in Albania do të ishin një përgjigje bindëse. Por kudo gatuhet alla italiana, alla turke, alla greke, alla sushi e produktet shqiptare limitohen në marka pijesh e emra pjata guzhierësh që investojnë vec për PR e tyre. Asgjë origjinale në shërbim të marketingut kombëtar e joshje për të huajt.

Ah thashe pse jo tradita, etnologjia, muzika, kostumografia, artizanati, stili i jetës së banorëve, arti e zakonet do të ishte një zgjedhje unike për qytetin tim. Por muzeu i orëve pranë Sahatit qe shembur, Muzeu i Institutit të Folklorit është kthyer në gërmadhë ku shesin rrobat e gabit, teatri nuk është me, pazari a vjetër në vend shitje qoftesh, e perimesh për pasanikë.

Guri i fundit që luaja me autokoshiencën, ishin banorët vendali, autoktonët e hershëm. Por nuk po i gjej më. Të lodhur e të zhgënjyer nga harresa e shtetit, jetojnë me kujtimet e fotografive të vjetra e tundjekokat e atyre që i përdorin për votë politike.

Më thuaj cfarë ka të bukur qyteti yt e pse duhet ta vizitoj? Ose për cfarë është i famshëm që e dallon nga të tjerët?

Ah më në fund, e faleminderit për ndihmën.
Qyteti është i famshëm se mundi të shkatërroj për një kohë kaq të shkurtër , as 3 dekada, gjithcka që ishte trashëguar me dinjitet e vlerë identifikuese.

Për me pak se 30 vite u zhduk ajo që as luftrat otomane, fashiste, naziste e komuniste nuk ja arritën dot.
Ja zhduku egoizmi, paaftësia, krimi mafioz, antipatriotizmi, antivlera e një modeli shoqëror që promovon vjedhjen, përfitimin, shkatërrimin në kompromis me politikën, gënjeshtrën, nepotizmin, rekomandimin e përfitimin personal pa mund, pa meritë deri në zhbërjen e dinjtetit të qytetit e të qytetarëve.

Qytetin tim po e zhduk perdorimi, nga me mediokri per nje like deri tek ato me kosto shkaterruese miliardere!

Tirana la mia città!

About Redaksia

Check Also

Xhafa(ri)

Iva V.GRILLO Është revoltuese të shikosh se si personazhi më poshtë, të cilin të gjithë …

Leave a Reply