Mediat greke: Edi Rama tani merr kontrollin e Bashkisë së Himarës

Gazetat greke i bëjnë jehonë vendimit që nuk lejon kryebashkiakun e zgjedhor të Himarës, Fredi Beleri, të marrë pjesë në betimin që do organizohet të martën.

Gazeta e njohur ‘Kathimerini’ shkruan se tani kontrollin e Bashkisë së Himarës do e marrë Edi Rama.

“Sipas legjislacionit shqiptar, një nënkryetar bashkie, i emëruar nga Këshilli i Ministrave i kontrolluar nga Partia Socialiste në pushtet, do të marrë detyrën.

Kjo do të thotë se ai do të jetë mbështetës i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili do të drejtojë Bashkinë e Himarës deri në një njoftim të dytë,” shkruan gazeta.

Refuzimi i kërkesës për lirimin e Belerit është komentuar edhe nga Ministria e Jashtme greke. Sipas saj, refuzimi pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe ngre shqetësime të thella në lidhje me objektivat real pas hetimit ndaj tij.

About Redaksia

Check Also

Tjetër reagim i fortë nga SHBA/ Senatorja: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri, duke i bërë …

Leave a Reply