Nga Redin HAFIZI
Ndryshimi mes qeverrisjes së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është se e para e ka kthyer kushtetutën në letër higjenike për ndërkombëtarët, ndërkohë që Kosova e mban ende si një kartë e të drejtave të qytetarëve nën shtetin multietnik që po ndërtojnë dhe po e mbrojnë. Sot Shqipëria është e deklaruar si republikë bananesh, pasi nuk ka organe drejtësie për të vendosur drejtësi që t’i vijnë për shtat qytetarëve. Ambasadorja Kim e ka deklaruar këtë dështim të drejtësisë në Shqipëri. Për zonjën Kim u ndërtua një sistem drejtësie që po tremb politikanët, por nuk po kënaq qytetarët Shqiptarë. Pra po ndërtohet një sistem drejtësie për të kërcënuar bandën politike. Nëse një term i tillë sot përdoret për Amerikën në qeverrisje, atëhere për Shqipërinë është jo e vërtetë, por edhe një qëllim politik për t’u arritur. Shqipëria është “Republikë Bananesh” dhe kjo është edhe dëshirë e politikës elitare në Shqipëri.
Ish përfaqësuesja Tulsi Gabbard e ka quajtur qeverrisjen në Amerikë si një “Republikë Bananesh” dhe kjo vetëm pasi sipas saj pushteti gjyqësor po përdoret si një forcë në luftën politike. Patjetër që në një luftë të tillë pushteti i katërt ka rolin kryesor dhe si rrjedhim ka edhe përfitimet më të mëdha. Ashtu si në USA edhe në Shqipëri media i është bashkuar kësaj lufte globale ku vendoset nga elita apo pushteti teknokrat kush është mik apo armik i demokracisë. Në fakt demokracia vetë është nën sulmin e kupolës së mafies ndërkombëtare. Ka një sulm politik duke përdorur njërin klan të mafies ndërkombëtare që po pushton të dy krahët e politikës. Kanë kaluar shumë Ambasadorë Amerikanë nëpër Tiranë, por shëtitjet e Ambasadores Kim do të mbeten si shëtitjet e një individi normal dhe jo si kontaktet e një diplomate. Ajo gjeti një axhendë të nisur në Shqipëri dhe, ashtu si paraardhësi i saj, nuk krijoi impaktin e duhur që drejtësia të funksiononte.
Ambasadorja Kim gjithashtu nuk krijoi besimin tek asnjë njeri të thjeshtë se ajo përfaqësonte Presidentin Biden. Në fakt shpesh ajo është përballur edhe me mbështetës të Presidentit Trump, po siç dihet duhet vazhduar përpara sidomos kur shihet se edhe Amerika është shumë e ndarë dhe ka forca që kërkojnë të tërheqin Amerikën në grackën e një pushteti autokratik, të pushtetit të drejtësisë, të një drejtësie të sponsorizuar nga një fondacion që njihet se ka lidhje me manipulime financiare dhe mbështetës i lëvizjeve për lehtësim dënimesh ndaj kriminelëve sidomos kur çështjet janë të lidhura me trafikun e drogës. Pra George Soros gjithçka e mbështet në qarkullimin e parave të imoralitetit dhe çdo aktivitet politik që ai mbështet synon në krijimin e një sistemi të tipit “Republikë Bananesh”.
Në fakt kjo lloj shprehje nuk është për vende që shesin banane, por për qeverri që mundohen të fshehin diçka nën bananet që të gjithë i duan. Kjo shprehje i përshtatet komplet Shqipërisë dhe përpjekjeve që shpirti i Shqiptarisë, Kosova do të sakrifikohet për këtë. Pra një “Republikë Bananesh” si Shqipëria atëherë është thjesht të shndërrohet si mesazher i padronit më të fuqishëm për momentin. Ndërkohë në nivel global kemi një problem pasi në Amerikë ka zëra që po deklarojnë standartet e dyfishta në drejtësi në pozicionin e akuzuesit, por që kurrë nuk mund të reflektohen në vendime gjyqësore.
Kjo lloj politike është e vjetër për Shqipërinë dhe e re për Amerikën. Mosndeshkueshmeria duket që është kryefjala e prokomunistëve si forcë policore e mbështetur nga paratë e mafies. Duket si një marrëdhënie kontradiktore, por sot është e vërtetë. Për të pushtuar botën patjetër që qëllimi justifikon mjetin dhe mjeti patjetër që është bashkëpunimi i mafies me shtetin. Ndërkohë gjaku i idealistëve për një shoqëri të pastër si Falkone, Borsalino, Dalla Chiesa po shkon në plehrat e historisë. Madje edhe historitë e të gjallëve si Giugliani apo Brasco nuk motivojnë më. Janë mafiozët që investojnë në Dubai ata që janë bërë shembull për Shqiptarët dhe fatkeqësisht edhe për policinë.
Nëse në USA shefi i policisë së qarkut zgjidhet me votë, në Shqipëri emërohet nga kryebanditi në qeverri. Pra në USA vërtet ka një tendencë për të sjellë Shqipërinë si sistem qeverrisje, por vota nuk e pranon dhe kjo garanton që qeverrisja në formën e “Republikës së Bananeve” të mos shkojë aty ku është shërbimi ndaj qytetarit.
Një republikë e tmerrshme, një republikë e poshtër ashtu siç komunistët janë të lumtur për krimet e tyre.