Të shtëna me armë në Tropojë, dy të plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur dy persona. Mësohet se të plagosur nga të shtënat janë Ardit Buçpapaj dhe Gazment Ponari.

Të dy personat kanë mbetur të plagosur në këmbë. Ndërkohë që mësohet se 32-vjeçari Gazment Ponari, ka qenë kalimtar i rastit.

Bëhet e ditur se, fillimisht ka pasur një sherr me motive të dobta mes dy personave në një servis makinash. Por sherri degradoi në përdorimin e armës.

About Redaksia

Check Also

Belinda Balluku zgjedh Drejtorin e ri të Policisë/ Ambasadorja amerikane në zyrën e ministrit të Brendshëm

Skënder Hitaj është emri i preferuar i Ballukut për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të …

Leave a Reply