Berisha: Rama pritet të akuzohet për korruptim dhe të ulet në bangën e të akuzuarve bashkë me McGonigal!

Ditën e sotme në një prononcim për media para Kuvendit, Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi për çështjen McGonigal, ku theksoi se gjykimi do të nisë në muajin tetor.

Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se, McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu tha se, Rama do të ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza dhe se është i pashpresë. Kryedemokrati u shpreh se ai disponon dokumente dhe fakte që provojnë këtë gjë.

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë gjithashtu thirrje SPAK që të hetojë lidhjet e Taulant Ballës me ish-kryebashkiakun, Safet Gjici, duke i konsideruar lidhjet e tyre të ngushta, si mishi me thoin.

“I bëj thirrje ‘SKAP-it’ të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Ramës. Të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. Të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici në 100 mln euro sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet se qenkan të lidhur këta të dy. Ftoj të bëjnë një hetim, për të kuptuar si anë nga qielli 100 mln euro, tha Berisha.

FJALA E PLOTË

Në vend të datës 9 maj është shtyrë për në korrik për 26 korrik. Së dyti, është kërkuar një vendim për bashkimin e çështjeve, dhe ky vendim është miratuar. Global Resolution quhet, ç’ka do të thotë: se vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse.

Dhe ky është një lajm, natyrisht, tmerrësisht i zi për Ramën, ndonëse edhe me të pari nuk ka forcë që e shpëton, ndaj edhe vërtitet.

Por në fakt, për ironi, për fatin e tij më të zi mund t’u them se e vetmja gjë globale, shkruhet vendimi global në vendimin e çështjes së tij me të cilën parashikohet që të kalojë nga ryshfeti, tek problemet e tjera të tmerrshme të lidhura me McGonigal.

Së fundmi, gjykimi i çështjes fillon në tetor dhe është caktuar tetoi si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqet peta e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’ju them këtu se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar, thotë dokumenti që kam këtu në iPad. Por nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Ajo që ka ndodhur është se gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën e McGonigal për gjykim të shkurtuar, dhe kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për t’iu azhornuar ju me aferën e tmerrshme nga e cila Edi Rama do të përfundojë aty ku e meriton.

Pyetje: Z.Berisha, duke qenë se jam gazetar kam të drejtë ta ngre në pikëpyetje vërtetësinë e këtij dokumenti. Ku e keni marrë?

Berisha: Ja vërtetësia, lexoje pak. Është padiskutim publike dhe shumë i qartë. Më është dërguar nga një mik, kam bërë eskpertizën e saj me juristë, specialistë, dhe ata më kanë informuar këto që ju thashë ju, pasi e anë zbërthyer.

Pyetje: Duke qenë se jeni në kontakt të vazhdueshëm ndoshta me persona që atje ku po zhvillohet gjyqi, a ju japin të dhëna z.Berisha se sa rrezikohet vërtetë kryeministri Rama nga kjo qaje, përtej retorikës politike ndoshta, a ka të dhëna që mund ta zënë ngushtë kryeministrin Rama në këtë çështje?

Berisha: Ju garantoj se në retorikën time nuk ka asgjë politike. Ka fraza të marra publike, të nxjerra nga aktakuza që është bërë, që është bërë publike, që akuzohet. McGonigal nga bashkëpunëtori i tij ka marrë 225 mijë dollarë, ndërkohë nga zyra e tij ka dërguar të dhëna për hetim ndaj opozitës, në një kohë kur McGonigal ishte në detyrë shtetërore dhe nuk mund ta bënte kurrë atë në pozita private.

Kurse, tjerat më pas, që është përmbysje akoma më e rëndë, se kj oe ryshfetit. Tani, se sa shkon kjo, unë nuk mund të them, por di që Bilalit për 70 mijë dollarë e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin greko-amerikan që kishte dhënë dolarët e dënuan me 5 vite burg. Sa dënohen këto që është në nivelin më të lartë dhe.

Mos harroni një gjë. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, është bërë jashtë. Domethënë, nuk ka qenë ambienti i takimit aty, se do të kishte qenë edhe shumë më i rëndë procesi.

Në këtë rast Rama është i pashpresë, atij sipas urdhërit të dhënë dhe që ka botuar Insaider-i në shtator të vitit 2022, i është hetuar çdo email, çdo mesazh, çdo komunikim totalisht dhe plotëisht. Se çfarë ka aty pastaj, ato dijnë gjykatësit dhe do i bëjnë publike.

Pyetje: Z.Berisha, me shumë gjasa më 23 korrik do të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë. Çfarë pritshmërish keni ju, duke qenë se keni hedhur akuza për vjedhje të zgjedhjeve, si do ta mbroni votën?

Berisha: Ajo përsëritje ishte vendimi më absurd i gjykatës, e cila në vend që të shpallte fitues kandidatin Shkëlqim Hoxha për të cilin votuan qytetarët e Rrogozhinës, anuloi procesin zgjedhor, duke i dënuar. Unë kam bindjen se do reagojnë me me vendosmëri, dhe do të shpallin më datën 22 korrik fitoren e Çim Hoxhës.

Pyetje: A keni ndonjë kandidat për Bashkinë e Kukësit, apo do të jetë z.Sinamati përsëri kandidat i juaji?

Berisha: Unë nuk kam asnjë kandidat për Bashkinë e Kukësit. Sapo të shpallet do t’u njohim me kandidatin. Por, Edi Rama në batakun e Gjicit, por mund t’u them një gjë, mund ta shfrytëzoj në këtë rast pyetjen tuaj.

I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. Bëj thirrje të marrë ne GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. I bëj thirrje të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici nga 100 milionë euro, sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mshi me thoin, Taulanti me Safet Gjicin.

Dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera tjera. Unë nuk i di, por di këtë që, edhe i ftoj të bëjë një hetim të plotë në mënyrë që të kuptojnë si ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet Gjici.

Pyetje: Cila është aktualisht marrëdhënia juaj me z.Meta?

Berisha: Marrëdhënie shumë të mira me z.Meta, dhe po krijohet një front i ri opozitar që do transformojë Shqipërinë. Mirupafshim!

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply