Gjicin e solli Edi Rama, atë nuk e gjeti mes kuksianëve! Sapo i shkeli këmba në truallin e Kukësit, sapo dëgjuan emrin e Edi Ramës, ia futën vrapin të gjithë, sikur të kishin dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë. Arsyet ishin madhore!
Pa kaluar viti që erdhi në pushtet Partia Socialiste, ishte marsi i vitit 2014 kur i biri i Kristaq Ramës që nuk firmosi heqjen e litarit nga qafa poetit Havzi Nela por e la të varet, dhe kryeministri i partisë që zhduku qytetin e vjetër të Kukësit nga faqja e dheut për ti dhënë dritën e partisë Shqipërisë, por, jo dhe Kukësit, Edi Rama, kalëroi me Safet Gjicin deri në prefekturën e Kukësit duke paralajmëruar një ogur të zi!
Një çoban, Prefekt i një zone me tradita të lashta, aty ku nuk kaloi as serbi dhe as turku, aty ku u pritën, ushqyen dhe përcollën mbi 800 mijë kosovarë gjatë luftës së Kosovës, shkel me këmbë githë këtë traditë me Edvin Kristaq Ramën, i pashqetësuar se ky ishte fillimi i një operacioni të rrezikshëm që po fillonte për izolimin e Lumës, varfërimin dhe në fund edhe shpopullimin e saj!
Fillimisht Edi Rama mori Qet Kastratin dhe vuri traun në Rrugën e Kombit, si e vetmja arterie që i jepte frymëmarrje ekonomisë së Kukësit si nga Porti i Durrësit, Aeroporti dhe vetë Tirana ashtu dhe Prizreni! Lëvizja brenda Qarkut të Kukësit u bë shkencë, ndërsa me Prefekt Gjicin, Edi Rama dhe Qeti për momentin u përballën me një pengesë për realizimin e projektit të kobshëm, por fatkeqësisht gjetën shumë shpejtë dhe një zgjidhje ndonëse e çuditshme!
Një rebelim i vogël i kuksianëve para traut, tronditi kolltukun e Gjicit e Ramës por çuditërisht nga selia e PD erdhi urdhëri që të mos protestohet. Me Prefekt Gjicin, Kryeministër Edi Ramën dhe lider të opozitës Lulzim Bashën, komunistët të papenguar vendosën traun, bllokuan ekonominë kuksiane dhe vazhduan me reformat me ndarjen e egër territoriale!
Dhe jo vetëm kaq!
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, kur nuk ka drita në Shqipëri nënkuptohet që nuk ka drita Kukësi që ka sakrifikuar qytetin për ti dhënë drita kombit me hidrocentral, dhe Shkodra e cila përmbytet pas çdo reshje shiu për shkak të shkarkimeve nga HEC-i por jo dhe pjesa tjetër e tokës së shqipes kokëulur!
Në këtë situatë, kur për ti qarë hallet e kësaj prefekture nuk kishte se kush ta bënte me Prefekt Gjicin ndërsa populli filloi të luftoj për bukën e gojës, bazuar në të kaluarën e etërve, vëllezërve dhe bijve të tyre që kishin përfunduar në varr vetëm për shkak të komunizmit, ishte e qartë se sikur të zbresin gjithë perënditë zgjidhja e vetme kishte mbetur me ja fut vrapit!
Duke parë të gjithë shqiptarët që filluan të ulin kokën përkundër gjithë këtyre marrëzive komuniste, në luftë për bukën e gojës, kuksianët morën botën në sy edhe pse filluan të kënaqin orekset e politikës së Edi Ramës me Prefekt Gjicin!
Rrugë të dytë nuk kishte!
Kur shpopullimi kishte arritur kulmin, kur sërish delë në skenë Lulzim Basha duke i dhënë urdhër demokratëve të mos dalin në zgjedhjet për pushtet lokal në vitin 2019, Edi Rama kalëron me Safet Gjicin në Kukës duke e ulur në fronin e Kryetarit të Bashkisë.
Turp dhe faqja e zezë jo vetëm për kuksianët por dhe të gjithë atyre që bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë, atij që ka lexuar dy rreshta histori dhe e dinë se vetëm Kuksi ka lindur një shqiptar që nuk u korruptua nga asnjë pushtues dhe bandë komuniste, një dhe i vetmi, Muharrem Bajraktari!
Por, një e re e zezë mbuloi Kukësin, Gjici u ul në fron, varfëria vazhdoi ashtu si dhe shpopullimi!
Shpresa erdhi dhe u ekzekutua!
Edhe në Kukësin e dërrmuar, poshtëruar, varfëruar dhe shpopulluar nuk mungoi shpresa, fal mjekut të njohur, birin e këtij qyteti bujar, Admir Sinamati!
Duke harruar për momentin Edi Ramën me çobanin e tij të partisë gjic, askush nuk e mendoi se kjo aventurë kriminale do të vazhdoj edhe pas një gare elektorale ku përballë Gjicit u shfaq Dr.Sinamati!
Por, si pushteti i Edi Ramës ashtu rezultoi dhe procesi zgjedhor i 14 Majit, kriminal!
Shqiptarëve iu tha se kuksianët nuk duan një mjek të nderuar por një çoban partie, të gjithë kokëulur iu bindën kadisë Edi Rama ndërsa Dr.Sinamati vazhdoi denoncimin me dëshmitë për shkeljet që janë bërë gjatë procesit zgjedhor!
Atë që nuk e bënë shqiptarët, atë që nuk arriti ta bëjë Dr.Admir Sinamati, e bëri vetë Safet Gjici! Çobani i partisë u fut si zakonisht në vathën e vetë, aty ku nuk e ndaloi Edi Rama, dhe vazhdoi abuzimin, por, këtë herë, pa e llogaritur se ka dhe dele që janë acaruar nga abuzimet e tij poshtëruese!
Në ndihmë të kësaj drame doli dhe syri i kamerës i cili konfirmoi atë që flitej në çdo kafene të Kukësit dhe Kryeministrit Edi Rama i shoqëronte me zgërdhirje!
Sot, po, Kukësi është i varfër dhe i shpopulluar por në sy të botës të paktën shpëlau faqet e tij duke dëshmuar para botës se ishte Edi Rama që solli Gjicin dhe nuk e gjeti mes kuksianëve; Dhe, nuk ishte Kukësi ai i cili i tha Dr.Admir Sinamatit se nuk të duam, sepse duam një çoban partie komuniste në krye të bashkisë!
Kështu mendoi dhe mendon vetëm Edi Rama që nga dita e parë që u ul në fronin e Kryeministrit; Dhe, kur shqiptarët nuk reaguan ndaj këtij epilogu makabër me poshtërimin e një mjeku, Edi Rama nuk ndaloi ndonëse çobani i tij përfundoi në pranga, serviri edhe poshtërimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. S’keni parë gjë akoma!/PaFrike